Një tjetër aksident është raportuar në vend mëngjesin e sotëm. Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, në autostradë, afër qendrës tregtare TEG. Lidhur me ngjarjen nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në ngjarje mirëpo mësohet se një person ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësja.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Policia ende nuk dalë me një njoftim zyrtar për këtë aksident.
Në orët e para të mëngjesit, u raportuan dy aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa në Vlorë u shënua një aksident me pasojë lëndimin e një personi.