Një kamion ka marrë flakë në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Bushtricës.
Mësohet se kamioni kishte targa të Gostivarit, ndërsa nuk raportohen për të lënduar.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.