Një 29-vjeçar në Has është plagosur me armë gjahu këtë të mërkurë në fshatin Gjinaj në Has.
Pas një sherri me 55-vjecarin Zek Asllanaj, i riu u plagos nga ky i fundit.
Shkak për konflikin ka qenë kali i të riut i cili është futur në kopshtin e shtëpisë së Zek Asllanaj.
29-vjeçari A. B., banues në këtë fshat ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.