Kaldajat në shkolla nuk ndizen, Veliaj jep pa garë 164 mln lekë për lëndë djegëse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaldajat në shkolla nuk ndizen, Veliaj jep pa garë 164 mln lekë për lëndë djegëse

14:47 | 18/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

Kaldajat në shkolla nuk ndizen, por Lali Eri bën tender në fund të dimrit duke djegur miliardat lekë që duheshin për nxënësit.  Afera e radhës është nënshkruar më datë 17 shkurt 2023.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje lëndë djegëse pellet për ngrohje dhe shpërndarje në objektet arsimore”. Që nga objektivi shohim qartë që kemi të bëjmë me vjedhje dhe abuzim. Kur shohim dokumentet evidentojmë që ligji është shkelur hapur dhe këto para shkojnë në arkat e biznesmenëve të pangopur.

Kjo kontratë është dhënë falas për firmën ALCANI Sh.p.k. Kjo kompani ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë. Edhe pse ligji kërkon anulim të tenderit në këto raste, Veliaj ka zgjedhur ta shpallë këtë firmë fituese pa konkurrencë. Madje vihet re se oferta e kësaj firme është në vlerën 164 milionë lekë, sa 100% e fondit limit. Kjo është një tjetër shkelje që bërtet! Por, pavarësisht këtyre abuzimeve, Lali Eri e nënshkroi kontratën dhe ALCANI-t të privilegjuar po i xhirohen paratë.

Kjo mënyrë e zhvillimit të prokurimit hedh dyshime se edhe në këtë rast kryebashkiaku Veliaj e kishte paracaktuar fituesin, ndërsa gara është shpallur për fasadë. Gjithashtu, kontrata rezulton të jetë procedurë me negocim, metodë që vetë Kryeministri Rama ka thënë që duhet të eliminohet. Në këtë kuadër tenderi ka fituar “Flamurin e Kuq” për riskun e lartë të korrupsionit me fondin e bashkisë.

Shkollat nuk kanë ngrohje

Dimri kaloi pa ngrohje, por Lali Eri kujtohet të harxhojë para për lëndë djegëse që do të mbërrijë në pranverë! Ajo që e bënë edhe më të thellë skandalin me këtë tender, është fakti se Bashkia shpenzon para gjoja për të siguruar ngrohjen në shkolla. Shumë prej institucioneve arsimore në kryeqytet nuk kanë fare sistem kaldaje të instaluar ose nuk ndizen. Kujtojmë se ditët e para të shkurtit, kryeqyteti është përshirë nga acari, ku temperaturat regjistruan deri në – 7 gradë celsius gjatë ditës. Edhe në këto ditë kaldajat nuk u ndezën. Nxënësit në shkolla rrinë gjatë orëve të mësimit të veshur me xhup, shalle dhe doreza, pasi është e pamundur t’i rezistosh të ftohtit.

Konkretisht, mediat kanë shkuar në shkollat 9-vjeçare “1 Maji”, “Ali Demi”, “Emin Duraku” dhe ajo “Mihal Grameno”. Të vegjlit shprehen se për t’u ngrohur shpesh përdorin ngrohëse të vogla, pasi kaldajat nuk vihen në punë.

Në një intervistë për Euronews, fëmijët janë shprehur se duhet të vishen trashë për të mos u ftohur.

“Në fakt kemi disa ngrohëse po nuk funksionojnë, vetëm një më duket funksionon. Unë vesh xhupin në klase dhe vishem me bluza të trasha”, tha një djalë.

“Ne te klasa ngrohemi me ngrohëse, kur kam ftohtë ndonjëherë që mësuesja nuk na e ndez ne veshim xhupat”, u shpreh një tjetër.

Foto/ 8 shkurt, shkolla Emin Duraku

Fëmijët thonë se mungesa e ngrohëseve e bën të vështirë zhvillimin normal të një ore mësimore. Ngrohja në shkolla ka qenë një problem prej disa vitesh. Por tashmë duket se zgjidhja është shumë larg, pasi edhe institucionet arsimore duhet të kursejnë energji.

Kujtojmë se, disa prej shkollave në Tiranë janë rikonstruktuar me fondet e tërmetit, por kaldajat nuk janë funksionale dhe në të shumtën e raste shërbejnë vetëm për inventar.

Ministria e Arsimit ia adreson këtë përgjegjësi bashkisë. Ndërsa Bashkia kujtohet tani që temperaturat normalizohen dhe afron pranvera. Lali Eri duhet marrë nën hetim nga SPAK-u për krim ndaj fëmijëve dhe abuzim me buxhetin e shtetit!

Esmerlada Hida

Lexo edhe: Mungesa e ngrohjes nëpër shkolla, Boçi: Kriminale

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

nga 27
18:22 | 07/06/2026
0

Në dosjen e AMP-së janë administruar dëshmitë e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin ku mbeti i vrarë...

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

nga 27
17:54 | 07/06/2026
0

Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej...

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

nga 27
17:53 | 07/06/2026
0

Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej...

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

nga 27
17:34 | 07/06/2026
0

Zbardhet denoncimi në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për operacionin policor të Korçës. Në...

Para
Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

18:22 | 07/06/2026
Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:54 | 07/06/2026
Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:53 | 07/06/2026
Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

17:34 | 07/06/2026
“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

17:16 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –
  • “I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –
  • “I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com