Kalamaj dilni përjashtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kalamaj dilni përjashtë

21:38 | 26/03/2017
në Opinion
0

Nga Blendi Salaj

Mund ta keni vënë re sesi gjithnjë e më shumë të rritur po kalojnë kohë në natyrë, ose të paktën përjashtë. Disa merren me ecje në kodra, disa me alpinizëm, disa fluturojnë me vela. Disa, ata që si unë kanë më pak kohë, zgjedhin Parkun për t’u afruar me natyrën. Hobby a sporti që ndjek mund të jetë çfarëdo, e përbashkëta është se ne të rriturit po kalojmë kohë jashtë, siç bënim dikur, kur ishim fëmijë. Loja mund të ketë ndryshuar, por në thelb është e njëjta gjë, kemi dalë të luajmë në natyrë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe ndërsa kjo tendencë vjen duke u forcuar, një tjetër, negative, po ndodh njëherësh; Fëmijët po humbasin kontaktin me natyrën. Rrethuar nga një mori ekranesh, videolojrash, aplikacionesh e rrjetesh sociale, fëmijët sot po rrezikojnë shansin për të vendosur kontaktin e parë me natyrën e egër, çka është një humbje e madhe. Mund të duket komike, por ekspertët po thonë me zë gjithnjë e më të fortë se është e nevojshme që fëmija të mësojë të ngjitet në pemë, të kacavirret degëve, të bashkëveprojë me kafshët e të largojë frikën nga kandrat. Të mbyllur brenda me orë të tëra në shkolla, kurse e shtëpi, fëmijët e sotëm po i ndjejnë pasojat e shkëputjes nga “Përjashta”, në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Midis orëve të gjata në shkollë dhe orëve para televizorit mbetet shumë pak kohë për të luajtur në ajër të pastër e duket sikur shumë fëmijë sot jetojnë nën arrest shtëpiak. Dr. Scott Samson, paleontolog dinozaurësh dhe kuratori kryesor i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Denver, ShBA ka shkruar së fundmi librin “Si të rrisim fëmijën e egër. Arti dhe shkenca e dashurisë për natyrën”, ku gjejmë se fëmijët e qyteteve sot kalojnë përjashtë një mesatare alarmuese prej vetëm 7 minutash në ditë.

Mbaj mend ende mëngjeset e verës, kur thërrisnim njëri-tjetrin që poshtë pallatit, për të dalë “përjashta”. Vera na dukej e gjatë, kur ishim fëmijë dhe e mbushur plot me aventura. Ngjiteshim në pemë, ngjiteshim mureve, madje ngjiteshim, duke mundur frikën, edhe majë çative. Vareshim degëve të shelgut, bënim harqe dhe shigjeta, këpusnim boçe nga pishat e pastaj u nxirrnim stikat, shkonim të laheshim te pishinat pa lejen e prindërve e sigurisht, gjuanim me llastiqe, ndonjëherë drejt zogjve, por kryesisht gjuanim kanaçe. Ne ishim fëmijë qyteti doemos, por e ndjenim thirrjen e “përjashtës”.

Sot, mund ta shohim sesi njerëz nga vende të ndryshme vijnë në Shqipëri për të ngjitur male e për të ecur përgjatë lumenjve. Vijnë nga larg, sepse kanë kuptuar që thirrja e njeriut për të qenë pranë natyrës e për t’u bërë pjesë e saj nuk është një dëshirë, por një nevojë. Ne vijmë prej natyrës, kemi zbritur nga malet e kemi dalë nga pyjet, ndaj kthimi tek ajo nuk është një udhëtim luksi, por një kthim në shtëpi. Dhe disa prej nesh e kanë kuptuar se natyra e egër, mali, pylli, lumi, deti janë shtëpia jonë e parë. Kur ta kuptojmë dhuratën që natyra na ka bërë në Shqipëri, shpresoj të mos jetë tepër vonë. Por kjo është tjetër temë.

Çështja e nxjerrjes së fëmijëve në natyrë nuk është thjesht një zgjedhje estetike, që të përmbushë dëshirat e një prindi karshi fëmijës së tij. Shqetësimi me obezitetin, diabetin, depresionin dhe mospërqëndrimi tek fëmijët ka lidhje sëpari me jetën sedentare dhe të mbyllur që ata detyrohen të bëjnë. Institucionet shtetërore të shëndetësisë në perëndim po thonë se ky brez fëmijësh mund të jetë i pari prej shumë brezash që ka një pritshmëri jetëgjatësie më të shkurtër se e prindërve të tyre.

Ndaj duhet bërë diçka, duhet t’i nxjerrim fëmijët të luajnë jashtë, sepse kjo ndihmon trupat e tyre, shëndetin, trurin, kreativitetin, imagjinatën, zgjidhjen e problemeve. Duhet t’u japim fëmijëve mundësi për të patur kohë në ajër të pastër, t’u krijojmë vende në qytet, ku ata mund të kalojnë kohë përjashtë. Ekspertët thonë se fëmijët duhet të luajnë jashtë të paktën 30 minuta çdo ditë, dhe është detyra jonë t’ua ruajmë natyrën e egër e t’u ndërtojmë parqet e këndet, për të cilat kanë nevojë në lagjet ku jetojnë. Nuk ka nevojë të jenë hapësira të sofistikuara, pemët, bari, shkurret, shtigjet janë ambienti i përkryer për fëmijë të shëndetshëm në trup dhe mendje.

/peshkupauje.com/

Etiketa: Blendi SalajDenverDr. Scott SamsonhobbykalamajMuzeu i Shkencave të Natyrëspaleontologpërjashtësporti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Trazirat në ndeshjen Itali-Shqipëri/ ANSA: U plagos një stjuard (foto)

Palermo, arrestohet tifozi shqiptar që hodhi tymuesen në stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com