Policia Kufitare ka sekuestruar një sasi prej 39 kilogram kanabis ditën e djeshme në Kakavijë, ndërsa tre personat që po transportonin lëndën narkotike kanë arritur të largohen.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.