Deputeti i LSI-së kritika të ashpra kryeministrit Rama: E papranueshme të diskriminohet gjysma e Shqipërisë
Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli, akuzon qeverinë Rama se ka diskriminuar Veriun për investime. Në një takim me strukturat në Lezhë, Kadeli tha se Shëngjini dhe Lezha janë diskriminuar. Deputeti i LSI-së, pretendon se të gjitha investimet kanë shkuar në Jugun e vendit dhe kjo është e papranueshme.
Deputeti Gjovalin Kadeli, ishte në mandatin e shkuar pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Ai nuk u rikandidua nga Edi Rama për zgjehdjet e 23 qershorit 2013 dhe vendosi ti bashkohet Partisë Demokratike. Kadeli I zgjodh deputet nën siglën e PD-së dhe pak muaj më pas kaloi në grupin parlamentar të LSI-së. Edhe pse është pjesë e mazhorancës, me sa duket, Kadeli vazhdon të ketë raporte jo të mira me Edi ramën, pasi e bën fajtor për diskriminim të Veriu në investime.