Çështja “Prisma” që ka përfshirë klubin e Juventusit ka paralizuar të gjithë botën e futbollit italian. Shumë nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë detyruar të japin llogari përballë prokurorëve në Itali për shklejet në lidhje me të ardhurat si dhe shitjet e lojtarëve.
Megjithatë, kohët e fundit ka qarkulluar një video në të cilën njëri nga prokurorët e ngarkuar me çështjen ndaj Juventusit dëgjohet duke shprehur hapur antipatinë e tij për klubin torinez.
Ciro Santoriello, prokuror italian, tifoz i thekur i Napolit, dëgjohet duke e cilësuar Juventusin si një “ekip hajdutësh”.
Këto fraza, të sinjalizuara nga ministri i sporteve Andrea Abodi, kanë shkaktuar indinjatë mes tifozëve bard e zi. Abodi, në rrjetin social Twitter ka shkruar:
“Kam parë, dëgjuar dhe sinjalizuar, në respekt të roleve, për verifikime dhe vlerësime. Për momentin, është mirë të ndalem me kaq”.