Studentët e Fakultetit të Juridikut do të nisin mësimin në ambientet e gjimnazit Petro Nini Luarasi. Vetë dekani i këtij fakulteti Artan Hoxha bëri të ditur këtë vendim përmes një prononcimi për median.
Mësimi do të nisë pasdite ne orën 14:00 ndërkohë që do të ketë mësim të shtunën dhe të dielën nga mëngjesi deri në darkë.
Por a ka mirëkuptimin e pedagogëve?
Dekani u përgjigj: Po
Ndërkohë një grup studentësh që vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe anulimin e ligjit kanë shkuar në gjimnaz dhe kanë mbyllur me zinxhir derën e këtij gjimnazi.
Dera u hap pas disa minutash.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/368279877295994/