Jufkat e Shqipërisë mahnisin Amerikën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jufkat e Shqipërisë mahnisin Amerikën

10:13 | 22/08/2017
në Shqiperi
0

Jufkat janë ndër ushqimet më të mira tradicionale që Shqipëria ofron. Të arta, të freskëta, të shijshme dhe plot vlera.

Në ditët e sotme, përgatitja e jufkave nuk është thjesht vetëm një traditë, por është transformuar në një biznes të vërtetë për shumë njerëz. Fama e këtij biznesi dhe këtij produkti shqiptar ka kapërcyer kufinjtë rajonalë por edhe ato përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jufkat shqiptare janë ndër më të kërkuarat në restorantet e hapura nga shqiptarët.

Disa prej këtyre prodhuesve gjenden në Dibër, ku kanë përqendruar biznesin e prodhimit të produkteve të bulmetit dhe kanë krijuar lidhje të forta me kompanitë shpërndarëse të ushqimit nga Shtetet e Bashkuara, për furnizimin e tregjeve amerikane me produktet e shijshme shqiptare.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Jufka është një produkt i shijshëm, artizanal, tipik i zonës së Dibrës, në lindje të Shqipërisë. Jufkat janë makarona të përgatitura në shtëpi me miell prej drithi të plotë të një cilësie të lartë të bluar në mulli.

Mielli përzihet me qumësht, vezë (katër të verdha veze dhe katër vezë të plota për çdo kilogram miell ) dhe kripë. Brumi lihet në një vend të thatë për 1-5 ditë për të ardhur në mënyrë natyrale. Më pas, brumi hapet dhe pritet në shirita të hollë të cilët duhen tharë. Pas tharjes, jufkat paketohen në kuti ose qese letre apo në kutiza prej druri. Është shumë e rëndësishme që jufkat të qëndrojnë në një vend të ajrosur mirë për të parandaluar mykun.

Jufkat mendohet të jenë përdorur gjithashtu edhe në komunitetin e Arbëreshëve që jetojnë në Itali që prej vitit 1480. Kjo e bën jufkën një produkt disa shekullor të traditës shqiptare. Edhe në ditët e sotme, jufkat përgatiten me shumë kujdes dhe dashuri nga amvisat e Dibrës.

Duke marrë në konsideratë mundësitë e kufizuara të punësimit në zonë, por edhe ambiciet për prezantimin e jufkës tek konsumatorë më të shumtë në numër, disa amvisa të fshatit Vakuf kanë ndërmarrë iniciativën e përgëzueshme për të zgjeruar prodhimin artizanal të jufkës për tregti.

Jufka është një produkt që ofron shumë energji por edhe ushqyes thelbësorë që vijnë në formën e fibrës, vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve. Jufka është baza e ushqimeve të shëndetshme, plot vlera dhe që kënaqin shqisat.

Ashtu si makaronat e përgatitura në shtëpi, jufkat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse që ndihmojnë në çlirimin e ngadaltë të energjisë. Por ndryshe nga sheqernat e thjeshtë të cilët rrisin shpejt dozat e energjisë, jufkat e bëjnë atë më të qëndrueshme dhe të balancuar.

/AgroWeb/

Etiketa: Amerikëarsyet pse humbi PD-ja ne DiberDibërjufkamakaronatradicional

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Foshnja i mbijeton tërmetit në Itali, rilind

Foshnja i mbijeton tërmetit në Itali, rilind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com