Kryeministri Edi Rama ka folur pas dyshimeve se PD është financuar nga rusët.
Rama tha se më herët PD zinte be se Luli ishte i pastër, duke shtuar se rusët kanë dhënë para për Partinë Demokratike e kjo është e sigurt.
Rama: Për sa kohë do keni njerëz që besojnë çdo gjë dhe të kundërtën jeni në të drejtën tuaj që të besoni se mund të talleni me të gjithë. Siç nuk u ka ecur asnjëherë, sërish nuk do t’ju ecë, nëse nuk do kishit qenë po ju ata që nuk do të kishin bërë betime dhe përbetime për virgjërinë e Lulit.
Nëse nuk do të kishte qenë në non grata juaj që nxirrte çarçafin e bardhë. Nëse nuk do të kishit qenë ju që do të kishit vënë fajin Sorosit. Kjo është shumë e thjeshtë që PD është financuar me para ruse, kjo dihet. është fakt i njohur, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër. Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte?