“Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Ju shtroj në dru dhe…” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Ju shtroj në dru dhe…”

17:35 | 22/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mesazhi fillimisht i koduar dhe fillimisht i fshehur, duke prishur Teatrin Kombëtar, nga ana e KM-së, me forca të shumta anti-terroriste, që është qartësisht një sprovë e hapur force dhe harbutërie, u dha ditën për diell. Mesazhi kryeministror përmes veprimeve të natyrës paramilitare policore dhe fjalëve të tij të drejtëpërdrejta, thotë:

“Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Me Policinë time të Re, që themelova me Sajmir Tahirin dhe e blindova dhe e çelikosa me Lleshajn, ju shtroj në dru dhe s’ju lë as të qani e të ankoheni në Gjykatat që unë, kontrolloj! Pa u druajtur për kamerat, për dëshmimtarët dhe për reagimet e opinionit publik!… Se thjeshtë e qartë s’më plas!”
E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morrën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!

Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel.

Read more

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja.

Sepse nuk duhet ta heqim nga koka, për ata që kanë ende një kokë (përveç portofolit në vend të kokës), që Qeveria e sotme e Km-së, pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, ka themeluar Mosçarjetrapizmin, si metodë dhe si model qeverisjeje dhe mbi të gjitha si mënyrë qasjeje publike, në të gjitha dimensionet. Me të gjithë, pa përjashtim!
Dhe haptas kuptohet, se është Dobësia e thekshme Opozitare, kompromentimi financiar i segmenteve të saja të rëndësishme, të shitura dhe të blera, është padyshim burimi i forcës dhe englendisjes Mosçarjetrapiste kryeministrore!

Km-ja është shumë i qartë në këtë pikë, ay zotëron numrat dhe kontrollon pazaret nën tavolinë, kontrollon rrjetet, kontrollon çdokend në PS dhe nuk i duhet as edhe të përdorë furçë tjetër, përveç furçave plot gallata dhe teatralitet të debateve Tv.

Padyshim pra, me ministrin Lleshaj në krahun e tij të djathtë, me një shumicë ministrash joidentitarë në Kuvend, me një Kuvend, mbushur me “deputetë” që ngrenë dorën për një rrogë dhe ca dieta dhe ndonjë zarf nën tavolinë, me një “partisocialiste”, krejt të nënshtruar, dukshëm, Km-ja, me mosçarjetrapizëm, do kalojë nga fitorja në fitorje.
Sidoqoftë, meqë e shoh kaq të zymtë, uroj të përgënjeshtrohem.

Ndoshta Kujtim Gjuzi dhe Rudina Hajdari, mund t’ja dalin të ndryshojnë ekuilibrat politikë, ose e thënë ndryshe: “Paçen, merreni vetëm me lëng, se mishi u ka mbaru”…

Etiketa: Gazetari Artur ZhejiKMMesazhi kryeministrorTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

nga 27
12:14 | 04/04/2026
0

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka...

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

nga 27
12:02 | 04/04/2026
0

Shtatë efektivët e policisë, të cilët u pezulluan nga detyra për mosveprimet e tyre në parandalimin e shtëpisë së barit...

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

nga 27
11:44 | 04/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

nga 27
11:20 | 04/04/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy...

Para
Ish-kryeministri “e nxjerr zbuluar” Ramën: Ja pse ai refuzoi ligjin për testin e drogës

Ish-kryeministri "e nxjerr zbuluar" Ramën: Ja pse ai refuzoi ligjin për testin e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –

12:14 | 04/04/2026
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

12:02 | 04/04/2026
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

11:44 | 04/04/2026
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

11:20 | 04/04/2026
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

11:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –
  • Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –
  • GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –
  • Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –
  • Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –
  • Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur –
  • Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com