Televizioni publik shqiptar ka shënuar skandalin e radhës duke i mohuar shqiptarëve të drejtën për të ndjekur përmes këtij ekrani ndeshjen e kombëtares shqiptare dhe kompanionatin evropian. Të drejtën për të transmetuar këtë kampionat e ka marrë një televizion privat.
Ironia është se TVSH lajmëron shikuesit se ndeshjen mund ta ndjekin në sinjalin e Radio Tiranës. Ka pasur reagime të shumta kundër TVSH madje edhe protesta para godinës së tij. Ka pasur reagime ironike në rrjetet sociale sidomos me mundësinë që TVSh i jep shqiptarëve për ta ndjekur përmes valëve të radio Tiranës si në kohën e “qoftë largut”. Për të ironizuar këtë vendim të TVSH-së, gazetarja Lindita Çela sjell disa fotografike tipike të kohës kur shqiptarët ndiqnin radio Tiranën në fillimet e saj.