“I kërkuam PD-së dhe Bashës të hyjë në zgjedhje dhe garantojmë mbështetje por bojkoti nuk është në linjën dhe standartet e PPE-ve”
Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, publikoi një deklaratë për mediat pas komunikimit që pati me kryetarin e PD-së Lulzim basha dhe grupin parlamentar të PD-së. Daul ka sqaruar edhe një herë çfarë ka biseduar me demokratët ku dhe ka theksuar se bojkoti nuk është në standartet e PPE-së, atje ku bën pjesë edhe PD. Daul deklaron se ka marrë garanci nga Basha se PD do të bëhet pjesë e negociatave.
Deklarata
“Unë kisha një shkëmbim frytdhënës dhe të sinqertë të këndvështrimeve me kryetarin e PD-së dhe grupin parlamentar të PD-së. Objektivi i video-konferencës së sotme ishte së pari dhe kryesisht ti bëja thirrje kolegëve të grupimit tonë të PPE-së, për një kontribut konstruktiv që çon drejt një vendimi të pjesëmarrjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare dhe ruajtjen e qetësisë e distancimin nga çdo lloj dhune.
PPE dhe anëtarja e saj PD, ndajnë të njëjtin qëndrim për forcimin e luftës kundër drogës për të mirën e Shqipërisë dhe BE-së. Unë i premtova PD-së për vendosjen e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në vazhdim ramë dakord se do të ndihmojmë që BE-ja të forcojë monitorimin dhe implmentimin e një aksioni përgjatë 2017-2020 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë BE do të forcojë mbështetjen financiare për kompletimin e kontrollit ajror të gjithë territorit të Shqipërisë në mënyrë që të identifikohen plantacionet me kanabis dhe të monitorohet shkatërrimi i tyre.
Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhëshme i të gjtiha partive është e domosdoshme. Unë gjtihashtu ripërsërita që çdo bojkot i zgjedhjeve ose i parlamentit nuk janë në linjë me qëndrimin dhe standartet e Partive Popullore Evropiane. Në këtë kontekst unë mora garanci nga PD-ja se do të përfshihet në negociata të mëtejshme konstruktive me mazhorancën qeverisëse në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare.