Jorida Tabaku: Taksat janë rritur, 25 mijë biznese u mbyllën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jorida Tabaku: Taksat janë rritur, 25 mijë biznese u mbyllën

12:36 | 17/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se taksat e aplikuara nga bashkia e Tiranë janë dyfishuar gjatë viteve 2015-2019, ndërsa biznesi është më i prekuri.

Me një deklaratë për mediat, Tabaku tha se rritja e taksave nga bashkia e Tiranës dhe nga qeveria ka ndikuar drejtpërdrejt në mbylljen e 25 mijë bizneseve.

Deklarata e plotë:

Read more

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! –

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump –

Dy janë armiqtë e biznesit në Shqipëri që, me politikat e tyre klienteliste dhe korruptive, kanë falimentuar me mijëra biznese, duke favorizuar një grusht oligarkësh dhe trafikantesh droge,

I pari është Edi Rama.

I dyti është shërbëtori i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Si rrjedhojë, sot ata që jetojnë dhe punojnë  në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë.

Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.

Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar. Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019. Më konkretisht, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale.

Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar. Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit, që kur Bashkia drejtohet nga Erion Veliaj. Këto parà mund të ishin shpenzuar më mirë nga biznesi për të rritur punësimin apo eficencën e sipërmarrjes.

Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.

  1. Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë.
  2. Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër.
  3. Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj, ka çuar në arkën e Bashkisë  20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt.

Këto 4 vite në Tiranë është rritur çdo taksë, por vende të reja pune nuk janë hapur, edhe pse Erion Veliaj, vetëm nga mbidyfishimi i taksave ka patur 328 milionë euro më shumë në arkën e bashkisë.

Taksat e rritura nga bashkia shkojnë në të njëjtin zë si ai i qeverisë qëndrore: është i njëjti model, është e njëjta skemë, është I njëjti system, shpenzohen për fasadën dhe publicitetin personal të kryebashkiakut Veliaj, ndërsa qytetarët po i mbyt betoni i korrupsionit, falimenti, varfëria dhe papunësia.

Biznesi në Tiranë dhe në Shqipëri nuk e meriton këtë zhvatje që po ndodh sot.

   Biznesi meriton të trajtohet me taksa të ulëta, me çmim më të ulët për energjinë dhe karburantin.

   Që biznesi të forcohet, nuk duhet kamxhiku i tatimorëve, por mbajtja larg e gjobëvënësve.

  Biznesi kërkon mundësi të barabarta dhe jo favorizim të disa klientëve të kryeministrit ndërkohë që pjesa më e madhe e bizneseve sot ulin qepenat.

Të gjitha këto i siguron plani i Partisë Demokratike për Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Por që t’u japim fund këtyre gjobave dhe t’i heqim këtë lak shqiptarëve nga fyti, duhet së pari të fitojmë betejën më të rëndësishme për shqiptarët, betejën për zgjedhje të lira e të ndershme!

Etiketa: 25 mijë biznese u mbyllënbashkia e Tiranëish-deputetja e Partisë DemokratikeJorida Tabakutaksat

Të Lidhura

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

nga 27
17:30 | 13/01/2026
0

Dy nga figurat më të rëndësishme të televizionit shqiptar, janë bërë bashkë në një takim që ka “thyer” rrjetin mbrëmjen...

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

nga 27
17:16 | 13/01/2026
0

Kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se vitin e kaluar, për herë të parë, furnizoi më shumë gaz natyror në...

Kuvendi nuk mund të bëhet gjykatë –

Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! –

nga 27
17:00 | 13/01/2026
0

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e...

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump –

nga 27
16:46 | 13/01/2026
0

Administrata e Donald Trump ka revokuar mbi 100 mijë viza gjatë vitit të kaluar, duke sinjalizuar një kthesë të ashpër...

Para
Pas 8 vitesh CR7 mungon në 1/2 e Champions League

Pas 8 vitesh CR7 mungon në 1/2 e Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

17:30 | 13/01/2026
Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

17:16 | 13/01/2026
Kuvendi nuk mund të bëhet gjykatë –

Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! –

17:00 | 13/01/2026
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump –

16:46 | 13/01/2026
Do të kompensohen të gjithë banorët –

Do të kompensohen të gjithë banorët –

16:30 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –
  • Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –
  • Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! –
  • SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump –
  • Do të kompensohen të gjithë banorët –
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –
  • Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com