Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur sot me këpucë të kuqe, ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to.
Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë simbol i jetës, simbol i vazhdimësisë së njerëzimit.
Regjisorja e teatrit Driada Dervishi theksoi gjatë fjalës së saj se simbolika e aktivitetit të sotëm është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithëve për këto fakte tronditëse. Këtë 8 Mars, nisma “Këpucët e kuqe” vjen për herë të parë në Durrës.