15-vjeçarja shqiptare, Matea Gjika, është fituese e njërës prej 5 bursave që shpërndahen në botë për aplikuesit që shprehin aftësi të veçanta.
Adoleshentja shqiptare është njëra prej fitueseve të kësaj burse 100% për të ndjekur studimet A leve në Angli.
Ajo është fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge Education Group dhe këtë e bëri të ditur vetë 15-vjeçarja në emisionin “Opinion”.
“Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”, shprehet Matea Gjika.