Të rinjtë obezë apo mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale, thotë një studim i ri. Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit shkruajnë në revistën e psikologjisë “The Quarterly Journal of Experimental Psychology”, se nga studimi i tyre rezulton se me rritjen e indeksit të mbipeshës shtohen edhe problemet e kujtesës. Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor, si: marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë, ndërsa 2/3 e amerikanëve janë obezë ose mbipeshë. Pritet që këto shifra të rriten.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....