Nga Valentin Macaj
Kemi hyrë në të 29-in vit pluralist dhe e gjejmëveten si në kohën e ndihmave të “Pelican”, ku nga uria e çudia për mall të huaj,nuk shihnim e nuk dinim për afat skadencë e për çfarëshërbente dhe sot me mijëra fëmijë,gra e burra shqiptarë ,dergjen spitaleve me shpresë se do mundin kancerin, si murtajë e shekullit!
Gati 30 vjet që rropatemi për liri e treg , demokraci funksionale e mirqënie, punë tëdenjë e respekt të individit, ligj të zbatueshëm e të barabartë për të gjithë, mirësi e humanizëm , familje e rini të shpresës, interes për dije e dëshirë për ringritje dhe sot kemi telenovela turke pa limit e kokën ulur mbi “facebok”!
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!- thirrëm ne ’91 , e sot po na kthehet bumerang !-Do hyjmësot e do hyjmë nesër dhe aspak shpresë, as për 2025–ën!
U “rrit” ekonomia me 4%,me 6%,me 7%, biles i’a kaluam Gjermanisë së Merkel, thoshte opozita e sotme kur ishte “majë thane” e ndërkohe shqiptarët akoma më të varfër e të pa shpresë..!
U “rilindëm”, “dolëm nga kriza”, vende pune me “bollëk” , reformë vrastare në energji e nafta “mënë qiell” se Gjermania, ndërkohë shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë ! Lëmosha sociale nën 50 euro për shpi..!-Po kalon 8 vjecari i dytë e qeveritë nuk publikojnë minimumin e vërtetë jetik për njëfamilje shqiptare !
Tani është fshirë nga dheu edhe Ministrinë e Punës, sepse nuk ka ç’na duhet!-Rritet paga minimale për biznesin e vogël, por indeksi i PBB ka njohur regres e të ardhurat në xhepat e shqiptarëve janë t’kurrur në maksimum.
Gjithashtu jemi i vetmi shtet që nuk kemi Ministri Pune, si dikasteri më i rëndësishëm për monitorimin e punës,strategjinë e kualifikimit, studimin e tregut, pritshmërinë e zhvillimit social-ekonomik, nxjerrjen e minimumit jetik,parashikimin për kushtet e pensionimit dhemoshës së tretë, studimin kompetent të migrimitbrenda vendit dhe emigrimit masiv!-Pa përmendur këtu shembjen e Dialogut Social dhe Tripartetit, si shtylla kryesore për monitorimin e zhvillimit të një shteti demokratik e kandidat për në BE!
Doktoratura me thasë, biles deri në Afrikë“shkuan” për ti marrë e sot universitetet janë nëkaos! I’a kalojmë Parlamenteve më të forta tëbotës me “profesorë doktorë” e kur kthehen tëdiplomuarit e Oxfordit dhe “La Sapienzës” , ngelen në listë pritje për punë..!
Njëra parti lind e djathtë e shndërrohet në“strofull” kukullash pa vizion e kauzë, tjetra kalon në katarsis e pjell një lëvizje sekt korrupsioni, ndërsa shqiptarët rropaten e mashtrohen deri me një birrë-votën ! –Votë e lirë,votë e blerë “për pesë pare”..! Votojnë nën 50% e shqiptarëve,ndërkohë brenda kësaj shifre lind qeveri,opozitë e pykë e 3-të, që mendt rrotull po ia sjellin këtij populli të shkretë! “Braktisin” parlamentin në “kërkim” të kauzave,por 10-fishin e pagës minimale shkojnë e marrin, biles me naftë e dieta!
Horra,batakcinjë,sigurimsa,spiunë,hajdutë,mafiozë,tutorë,tutkuna,ordinerë,mashtrues,imoralë,egoistë, cinikë,hipokritë,injorantë, jo humanë e syri nuk u bën “tërr” para qytetarëve!
Ekonomi katrahurë e tregut, ndërkohë pasanikët e Shqipërisë vijnë në maxhorancë nga e majta duke e kthyer së prapthi rendin shoqëror..!
Vetëm në republikën tonë albanistane, ndodh që ish-komunistët të zotërojnë tregun e miliardat, ndërkohë i djathti tradicional numëron qindarkat për bukë..!-Biznesi i vogël mbush arkën e shtetit e oligarku fsheh taksat që i takojnë!
Kasta mafio-politike zotëron gjysmën e pasurisëpublike, ndërsa 95% e shqiptarëve shqyhen e rripen për pjesën që ngelet..! Reforma e drejtësise pjell çdo ditë skandale, ndërkohe mafia politike orvatet të ruajë llogoret e saj.
Nuk ka skandal më të madh, sesa ky i “peshkimit” politik të komisioneve që kishin shansin të vettonin drejtësinë e të jepnin shpresën për zbatimin e ligjit…! Edhe diktatori tëishte gjallë,nuk do bënte një selektim të tillëemrash. Kasta ka në dorë gjithçka e po bën çdo gjë për ta detyruar shqiptarin të ikë nga sytëkëmbët, ose të ulë kokën nën diktaturën e mafias ekonomike..!
Ish-sigurimi komunist me tentakulat aktive të tij, po kontrollon skutat politike e juridike, ndërsa shqiptarët presin më kot që “dosjet të hapen”për pastrimin e shtetit dhe gjykatave!
Rriten taksat publike e ato të fshehura, por askush nuk guxon të ngrihet, sepse nuk ka opozitë të kauzave të drejta…! Shoqëria civile e kanalizuar sipas strategjisë sorosiane e me orientim politik, nuk nxit e ndërgjegjeson qytetarët, përveç mjaftimit me statuse faceboku…!
2019 ka hyre më ashpërsi në çdo familje shqiptare të ndershme, jo vetëm me dimër, por edhe me taksa, rënie ekonomike, falimentim tëbiznesit vogël, rritje çmimesh në artikujt e shportës,ashpërsim të konfliktit politik , gjithnjëjashtë interesit publik e aspak luajal!
Studentët janë ngritur, ulur, shpërndarë,fragmentarizuar, dizinformuar, konjukturuar e kanë humbur kauzën për të cilën dolën nëprotestë..!-“Unaza e Astirit” është kthyer nëmollë sherri e skenë skandali ligjor, ndërsa ne tëtjerët ,që hyjmë në Tiranë, kalojmë 1 orë për 2 km rruge, nga “Casa Italia” deri tek “zogu i zi”, a thua se kemi faj për 20 milion euro kilometrin apo për shtëpitë e ndërtuara pa plan urbanistik që nga ’90 e deri më sot.
Jelekverdhët djegin Parisin, ndërsa shqiptarët shohin telenovela,pozojnë vend e pa vend,zihen, vrasin gratë e femijët e tyre, dehen me raki e hanë mish pule të kalbur dhe mafia me petk politik bën moral nga mëngjesi nëdarkë!
Është momenti kur nuk ka të djathtë e të majtë, por konkurrencë mafioze për zaptim pushteti..!
Është një kohë kur ciniku e i pashpirti përballet keqaz me njeriun e drejtë dhe të angazhuar për të ndihmuar shoqërinë!
Turremi të dukemi në profilet e rrjeteve sociale, ndërkohë anashkalojmë problemet që na rrethojnë duke futur kokën si struci në internet…! Mendojmë se gjejmë “tokën e premtuar” nëfacebok,por cdo ditë po bjerremi në njëshkretëtirë të pamatë e po harrojmë botën reale që na rrethon.
Po humbim sensin e kohës dhe deshiren per te dale nga kaosi!
Dhe duke harruar e anashkaluar, po shkërmoqim të ardhmen e fëmijëve tanë!
Partitë grinden e gajasen për jetëgjatësi nëpolitikë, ndërkohë shoqëria po vuan “vdekjen e heshtur” nga mos guximi për të reaguar!
Jemi i vetmi shtet në Europë e me gjerë, që nuk kemi një minimum jetik të lexueshëm për qytetarët e ky është një krim serial që partitë e qeveritë i bëjnë shtetasve të tyre..!
Dhe e fundit, përveç bla-bla-blave politike, shoqëria jonë po vuan edhe nga indiferencajonë si qytetarë e aktivistë civilë..! Nuk jemi mirëas ne, nëse dikush afër nesh vuan për kotherene bukës dhe një strehë për të futur kokën..!– Indiferenca vret më shumë se pushka!
Pra, duke mos u zgjatur më shumë, “zyrtarisht” jemi në kaos e marramendje publike si shoqëri,si politikë,si ekonomi,si universitet,si puntorë,si pensionistë e si rini…!
Të mendojmë së bashku e të gjejmë rrugen e duhur për të dalë nga kjo simptomë e rëndë, mëshumë se për veten tonë, ta bëjmë për fëmijët tanë, sepse ndryshe “asta la vista” Shqipëri!
Valentin Macaj