“Jemi policia”, taksisti në Shkodër grabitet me armë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jemi policia”, taksisti në Shkodër grabitet me armë

13:58 | 24/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madh. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj. Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhuteri ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36 vjeçari ka patur në çantën e punës.

Fillimisht grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare. Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe nje çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro.

36 vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës. 36 vjeçari thotë se ka njoftuar policinë përmes një telefoni të komshinjve por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë pas një ore nga momenti i njoftimit.

Read more

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

36 vjeçari shprehet se ai dhe familja e tij ndjehen të pasigurtë dhe se tashmë jetojnë me një frikë të madhe. Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disa vjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy tre ditësh.

36 vjeçari i kërkon policisë, prokurorisë dhe kryeministrit zbardhjen e çështjes ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36 vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja e tij janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar një traumë psikike duke e përjetuar aspak mirë. Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.

Etiketa: do marr arme te mbroj vetenGrabitet me armëpolicia me vonesetaksisti ne shkoder

Të Lidhura

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

nga 27
11:44 | 04/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

nga 27
11:20 | 04/04/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy...

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

nga 27
11:02 | 04/04/2026
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të...

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

nga 27
10:48 | 04/04/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”,...

Para
Pa praninë e palëve, Apeli i GJKKO-së merr sot vendimin final për Fatmir Mediun

Apeli i GJKKO rihapi dosjen “Gërdeci”, përfaqësuesi ligjor i Fatmir Mediut: Akt jo Kushtetues!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –

11:44 | 04/04/2026
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

11:20 | 04/04/2026
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

11:02 | 04/04/2026
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

10:48 | 04/04/2026
12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –

12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –

10:12 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –
  • Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –
  • Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –
  • Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –
  • 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –
  • Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia –
  • Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com