Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët

15:39 | 08/03/2023
në Uncategorized
0

Më 5, 6 dhe 7 mars u shënua 25 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht rënies heroike të familjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 58 anëtarëve të tjerë të familjes së tij në Prekaz.

Rezistenca e familjes heroike Jashari përball kriminelëve serbë të veshur me uniforma policore, ushtarake përkujtohet për çdo vit nga mijëra qytetarë që vinë nga vende të ndryshme të botës për nderime në Prekaz.

Komandanti Adem Jashari ishte një trim i rrallë, që doli përball armikut shekullor të shqiptarëve duke mos kursyer asgjë nga vetja për lirinë e përbashkët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Prekazi është vendi i parë ku u ndërtuan me gjak e rezistencë themelet e lirisë. Kompleksi memorial I familjes heroike hyn në mesin e vendeve më të shenjta për shqiptarët.

Kosova, pas rënies së Jasharajve do të niste luftën e pandalshme deri në çlirim nga okupatori serb.

Liria erdhi gati dy vjet pas rënies heroike të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Pas çlirimit, vendi ynë do të përballej me një periudhë të vështirë tranzicioni.

Politikanët e etur për pushtet e të mira materiale e harruan shpejt luftën, derisa për heroizmin e familjes Jashari flisnin më shumë në fushata zgjedhore, kur kishin nevojë për kalkulime votash.

Një gjë të tillë e kishin vënë re edhe pasardhësit e familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari të cilët për disa vite me radhë zgjodhën që t’i mbyllnin dyert për politikanë që nuk punonin për të mirën e vendit.

“…Individët ose personat të cilët udhëheqin me institucionet kushtetuese, nëse ata punojnë siç duhet do ta kenë vlerësimin tonë ose respektin tonë”, do të thoshte Murat Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jasharit disa vite më parë.

Në çdo përvjetor të rënies së familjes Jashari, ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Hashim Thaçi, mund të bënte homazhe tek kompleksi memorial, por nuk ishte i mirëpritur brenda odës së Jasharajve.

Një gjë e tillë bëhej edhe temë e ditës. Prania e “domosdoshme” në këto ngjarje e politikanëve që nuk punonin për të mirën e Kosovës, sikur ia merrte shkëlqimin lirisë dhe ditëve të shënuara.

Por, një imazh krejt tjetër patëm fatin që ta shohim dy vitet e fundit. Familja Jashari hapi dyert për presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Madje, kryefamiljari Rifat Jashari shfaqi një dashamirësi të paparë më herët ndaj dy figurave kyçe të politikës në vendin tonë.

Kjo mbase mund të jetë leksion për qytetarët se nuk duhet të pendohen për njerëzit që i kanë votuar për të ardhur në pushtet së fundi.

Familja Jashari ka ditur gjithherë të bëjë diferencën ndërmjet politikanëve që nuk punuan mirë dhe këtyre që megjithatë i kanë përpjekjet më të sinqerta për të bërë më të mirën e mundshme për popullin.

Mjafton t’i kujtojmë këtu qeverisjet e mëhershme me akuza për korrupsion, varfëri, drejtësi të dështuar e politika për të ndarë vendin!

botasot

The post Jasharajt na treguan se populli këtë herë nuk ka gabuar me liderët appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ja çfarë bisedova në takimin me Yuri Kim –

Ja çfarë bisedova në takimin me Yuri Kim -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –

20:27 | 28/01/2026
Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

20:21 | 28/01/2026
Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –

Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –

19:47 | 28/01/2026
Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha –

Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha –

19:31 | 28/01/2026
Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes –

Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes –

18:39 | 28/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –
  • Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –
  • Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –
  • Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha –
  • Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes –
  • Rama u jep tokën në Kavajë për 49 vjet Avni Ponarit të “Sigal-it” dhe Besos së Taiwan-it, letrat ua bëri Belinda Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën… –
  • Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com