Janina, kryeqyteti i Toskërisë do jetë kurdoherë një kafshatë mbytëse për grekët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Janina, kryeqyteti i Toskërisë do jetë kurdoherë një kafshatë mbytëse për grekët

07:52 | 04/05/2017
në Uncategorized
0

“U themi miqvet grekë që, kombi shqiptar, i cili paskëtaj do përfundojë komb më vete, nuk do t’i lerë kurrë grekët t’a trashëgojnë Janinën”

Nga Sotir Gjika, Trieste, 16 – 4 – 1913

Shtypi grek, qëkur se ra Janina e tëhu është dehur nga gazi dhe s’ka ditore greke që të mos mefshtetet me shtetin e ri shqiptar, i cili është duke u formuar. Ditorja e kombmohonjësit kuco-vllah “Patris“ në një artikull të saj me titullin me “shpatët” thotë :

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Për ndjenjën greke s’lypset më të bëhet fjalë për kuptimin politik që ka zaptimi i Janinës. Llauzi grek e njeh luftën gjigante të Bizanit, njeh heroizmin e luftëtarëve, njeh se sa vuajtën për 4 muaj kohë heronjtë e Epirit dhe habitja e mirënjohja u shfaqën sakaq, siç ka hije…..Për ne grekët kapërxen kuptimi politik i punës sonë të madhe. S’pret më Greqia të kërkojë vijën e Epirit, të cilën diskuton që prej vjetësh, nuk na lypset vendimi i Traktatit të Bedilinit, s’kemi nevojë përdoriniesh dhe përkrahjesh.

Kufiret epirotase nga ana e veriut të Janinës, s’mundet më t’i shënojë diplomacia me ashtu dua. Kudo q’u derdh gjak grek, do të mbijë lulja e lirisë, kjo shpatë zgjidhi kufijtë dhe ushtria e Greqîsë, ajo vetë sot po pushton ç’mundej të na jepej si dhuratë, dhe çfarëdo gjë e grektë që bisedohej të jepej ndër ata, të cilët ndodhen ja nga fuqí ndihme, therorësie ose shërbimi në qytetërim, po në mënyrë të rreme dhe nga interesa të tretësh, duke u përfunduar jo si komb me privilegje të vetat, po të doçta të përziera prej shumë interesash. (këtu greku i paqënët flet për protektorët e Shqipërisë). Do të ishte m’e madhja përligjie (adhiqia) dhe faji më i tmerrshëm t’i jepej Shqipërisë tokë greke jashtë çdo bisedimi? Pjesë e Epirit, etnologjia e të cilit ligjëron të drejtën e aneksimit në Greqì. Kufiret epirotase të Greqisë së re do të pushtojnë çdo gjë që  meritojmë, çdo gjë që fituam (kaptuam) me anë të shpatës. Diplomacia s’ka fuqinë të vërë uljen ndër ata, të cilët ngritën përpara Janinës pothuajse më të madhen ngjarje të luftës Ballkanike.”

Shënim: Në e zaptuan grekët Janinën, kjo s’mundet t’u japë ndonjë famë luftëtare, po të marrim parasysh gjëndjen e tmerrshme të ushtrivet që mbronin Janinën. Përpara Bizanit historik, më tepër se 25 mijë grekë kafshuan dhenë, po dhe tanì që Grekët hynë në Janinë, s’hynë duke luftuar, po hynë nga shkaku që ushtria e Esad Pashës s’kishte ç’të hante dhe s’kishte mjekë e sëmurëtore për të vrarët e të plagosurìt. Prandaj le të mos lëvdohen aq shumë grekët për pushtimin e Janinës, rrugën e së cilës ua hapi vetë Esad Pasha nga shkaqet që numuruam më sipër.

Sa për Janinën që thonë se e zaptuan përjetë, gabohen shumë, se kryeqyteti i vjetër i Toskërisë do jetë për tâ kurdoherë një kafshatë mbytëse.  Kombi shqiptar, pas katër kryengritjesh të tmerrshme me Turqinë, dhe kur kjo e fundit u dërmua, iku dhe e la si gunën e vjetër, i padëshpëruar dhe me atë trimëri të jashtzakonshme luftoi kundra 3 mbretërive të organizuara. Janinën  e paguan Grekët aq shtrenjtë se atje luftonte krahu i paepur i ushtarit shqiptar dhe Esad Pasha, të cilin e nderoi aqë shumë diadoku, është shqiptar nga Kardhiqi. Një tjetër shëmbull i trimërisë së Shqipërisë është Shkodra, të cilën Maleziasit me sërbët s’mundën t’a rrëzojnë. Prandaj u themi miqvet grekë që, kombi shqiptar, i cili paskëtaj do përfundojë komb më vete, nuk do t’i lerë kurrë grekët t’a trashëgojnë Janinën.

Në merret sot për sot nëpër këmbë kombi shqiptar dhe fiken me ashpërsí të drejtat e tij, kjo përligjie i detyrohet politikës së Evropës dhe vakësisë saj. Kombi shqiptar është lënë sot për sot në mëshirën e Botës së qytetëruar, dhe nëse sot lakmimi i poshtër ligjëron të fiken të drejtat e tij historike, ai vetë nesër pas nesër do t’i marrë me atë mënyrë nga rrëmbenjësit e poshtër e të paligjshëm.

Gazeta “Atdheu”, 14 maj 1913

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Po tani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

07:39 | 15/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

07:27 | 15/01/2026
Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –
  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com