Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk”, vrasjen e bujshme të djeshme në Shëngjin të Lezhës të biznesmenit politikan Ardian Nikulajt.
Karamuço u shpreh se motori me të cilin u krye vrasja mund të jetë futur në një furgon me të cilin është transportuar e më pas është çmontuar.
Sipas tij, po hetohen 4 pista në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa politika është një ndër to. Kjo ngjarje do të përfshihet në raportet e OSBE-ODIHR pasi ndikon tek qytetarët që do t’i drejtohen kutive të votimit më 14 maj.










