Kirurgu 72-vjeçar Nikolla Nunka është vënë arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga një 21-vjeçare, e cila pretendon se ai e ka puthur dhe ka kryer veprime të tjera të papërshtatshme.
Sipas saj, nëse akuzat nuk provohen në gjykatë dhe rezultojnë të pabazuara, mjeku mund të kërkojë edhe dëmshpërblim për dëmtim të reputacionit dhe dëme moral, duke ngritur padi civile.
Rast i përsëritur, kështu e ka vlerësuar eksperti i shëndetit publik Qamil Dika, rastin e ndodhur në Korçë, ku mjeku 72-vjeccar Nikolla Nunka u akuzua nga një 21-vjeçare se e ngacmoi seksualisht.
“Rast i përsëritur ku mjekë në sistemin shtetëror kryejnë ngacmime seksuale ndaj pacientëve. Sistemi nuk mund të mbajë profesionistë të tillë që kanë këto qasje me pacientët. Kjo është e pa pranueshme. Shpesh pacienti në sistemin shtetëror konsiderohet si pronë private që mund të depersonalizohet dhe shfrytëzohet, duke i marrë paratë. Ndoshta është koha që të evidentojmë që për mjekë të kësaj moshe, ishte 72 vjeç dhe ende ushtronte profesionin në spitalin rajonal. Kjo duhet evidentuar.
A ka një rregullore spitali ku saktësohet procedura që duhet të ndiqet dhe kur kemi një paciente femër duhet të shoqërohet nga një infermiere. Kjo është pjesë e etikës profesionale por nuk e di nëse është pjesë e rregullores dhe protokolleve të spitaleve”, tha ai.











