Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai –

22:02 | 09/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –

Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –

Brukseli pret që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e ri që ka përafruar me Bashkimin Evropian. Ndërsa, Avokati i Popullit thotë se mund të veprojë vetëm mbi bazën e ankesave konkrete për shkelje të të drejtave të njeriut, duke e lënë “Smart City”, jashtë një hetimi institucional.

Kur projekti “Smart City” u bë publik, ai u prezantua si një hap drejt modernizimit të sigurisë dhe menaxhimit urban. Kamerat inteligjente, analizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar u përshkruan si mjete për një qytet më të sigurt. Por ndërsa projekti avancon, pyetjet për transparencën, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kostot mbeten të hapura.

“Smart City” përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Projekti me kosto 140 milionë dollarë parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Pjesë e tij janë dhe 3 mijë kamera trupore për punonjësit e policisë së shtetit.

KE: “Përgjegjësia është kombëtare”
Në përgjigje të një kërkese për informacion, Komisioni Evropian sqaroi për Fakotje.al se çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale në vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, monitorohen në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Pritshmëria e Brukselit është që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me ligjin e saj kombëtar.

“Shqipëria së fundmi ka miratuar një legjislacion të ri për mbrojtjen e të dhënave, në përputhje me acquis të BE-së. Prandaj ne presim që Shqipëria të trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar,” thuhet në përgjigjen e Komisionit.

Edhe në fushën e prokurimit publik, Komisioni thekson se roli i tij është mbështetës dhe vlerësues në nivel kuadri, jo kontratash individuale.

“Tani i takon Shqipërisë të vlerësojë përputhshmërinë e kontratave individuale me standardet e BE-së për prokurimin publik,” sqaron Komisioni.

Avokati i Popullit: “Nuk kam ankesa”
Në Tiranë, Avokati i Popullit mban një qëndrim po aq të rezervuar. Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, institucioni kujton se kompetencat e tij ushtrohen mbi bazën e ankesave konkrete dhe të individualizuara, ose kur ekzistojnë indicie të besueshme për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i jetës private janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga legjislacioni në fuqi,” thuhet në përgjigje, duke shtuar se autoritetet publike janë të detyruara të respektojnë parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave.

Sa i përket projektit “Smart City”, Avokati i Popullit sqaron se është i gatshëm të vlerësojë çdo çështje që lidhet me ndikimin e tij mbi të drejtat e qytetarëve, por vetëm nëse paraqiten ankesa konkrete ose fakte të verifikueshme.

Edhe rekomandimet ndaj organeve të administratës publike, sipas Avokatit të Popullit, jepen vetëm pasi konstatohet një shkelje konkrete e të drejtave të njeriut. Institucioni nënvizon se nuk ushtron mbikëqyrje të përgjithshme mbi politikat publike dhe nuk ndërhyn në diskrecionin administrativ, për sa kohë ky ushtrohet në përputhje me ligjin.

Si nisi “Smart City”?

Projekti “Smart City” nisi si një nismë zyrtare në prill 2024, kur ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI’, pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja e klasifikuar si sekrete, parashikon instalimin e një rrjeti kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e menaxhimit të trafikut përmes inteligjencës artificiale.

Në shkurt 2025, gjatë vizitës së parë të presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, kryeministri Edi Rama nënshkroi një letër angazhimi për projektin, i cili u bë pjesë e projekteve me rëndësi kombëtare.

Kostot e “Smart City”

Kostoja që fillimisht parashikohej të ishte 60 milionë dollarë, pas vizitës u rrit thuajse dyfish dhe do të mbulohet përmes një huamarrje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit, duke arritur në 140 milionë dollarë me TVSH.

rojekti përfshin instalimin e 2 239 kamerave ANPR, 2 602 kamerave PTZ, 3 816 kamerave trupore për policinë, si dhe 100 radarëve inteligjentë dhe 100 sensorëve zhurme për trafikun.

Buxheti i projektit tregon se 31 milionë dollarë shkojnë për liçencat e softuerëve, 62.4 milionë për pajisjet hardware dhe infrastrukturën, 8 milionë për shërbime profesionale dhe 17.1 milionë për mirëmbajtje katërvjeçare.

Në dhjetor 2025, kompania ‘Presight AI’, kompani të dhënash dhe Inteligjencë Artificiale e regjistruar në Abu Dhabi, hapi degën e saj në Shqipëri, me objektivin e vetëm zbatimin e kontratës./Faktoje.al

Të Lidhura

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

nga 27
19:19 | 19/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane është plagosur nga policia...

19:17 | 19/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane është plagosur nga policia...

‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –

‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –

nga 27
19:07 | 19/05/2026
0

Ka zgjatur 7 orë seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të ndaluar...

Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –

Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –

nga 27
18:57 | 19/05/2026
0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, duke rrëzuar rekursin e paraqitur...

Para
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa –

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

19:19 | 19/05/2026
Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

19:17 | 19/05/2026
‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –

‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –

19:07 | 19/05/2026
Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –

Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –

18:57 | 19/05/2026
Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

16:01 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –
  • Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –
  • ‘Beach bar’-i pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit, “arrest shtëpie” për dy oficerët –
  • Gjykata e Lartë mbyll derën për Laert Haxhiun, mbetet në burgim të përjetshëm –
  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma
  • Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –
  • Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com