Ja pse flluskat e shampanjës ngjiten në vijë të drejtë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pse flluskat e shampanjës ngjiten në vijë të drejtë –

10:52 | 21/05/2023
në Uncategorized
0

A e keni vënë re ndonjëherë që flluskat, në një gotë shampanje ngjiten lart, në vijë të drejtë? E njëjta gjë nuk ndodh me birrën, apo dhe pije të tjera të gazuara, ku flluskat shpërndahen në mënyrë të çrregullt. Ekspertë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë tashmë një përgjigje për këtë. Studimi u publikua këtë javë (5 maj) revistën shkencore ‘Physical Review Fluids’, një botim i Shoqatës Amerikane të Fizikantëve.

Një gotë shampanjë është zgjedhja perfekte për çdo festë. Sikurse në ‘Searcys’ një lokal që ofron shampanjë në Londër. Por jo të gjithë mund t’i vënë re cilësitë e veçanta të këtyre pijeve të gazuara, cilësi të cilat kanë magjepsur shkencëtarët.

Ata prej kohësh ishin përpjekur të kuptonin se pse flluskat e shampanjës ngrihen lart në një vijë të drejtë, ndërsa ato të birrës, ose tek pije të tjera të gazuara, ngrihen në mënyrë të çrregullt. Dhe më në fund, ata kanë një përgjigje për këtë.

“Ka diçka brenda shampanjës, në vetë lëngun që ndikon në lëvizjen e flluskave. Pra, ajo që zbuluam është se ka këto molekula që ndodhen në sipërfaqen e flluskave dhe ato, në rastin e shampanjës qëllojnë të jenë edhe pjesa më e mirë e saj, pasi janë molekulat që prodhojnë shijen e saj”.

Siç shpjegon eksperti kryesor i këtij studimi profesor Roberto Zenit, jo të gjitha flluskat në pijet e gazuara, sillen në të njëjtën mënyrë.

Tek birra, flluskat shkojnë në të gjitha drejtimet.

“Birra sigurisht që ka një shije të ndryshme, përbërje të ndryshme dhe një origjinë krejt ndryshme nga vera e gazuar, kështu që në atë rast ato molekula, janë të një lloji tjetër, ato janë proteina që janë më të vogla të cilat ndonjëherë ngrihen në sipërfaqe, e ndonjëherë jo”.

Presioni që krijohet gjatë procesit të fermentimit lirohet menjëherë sapo hapet një shishe shampanje.

Por ka një arsye tjetër të rëndësishme se pse lëvizja e flluskave në verën e gazuar, apo tek shampanja, ka përqendruar vëmendjen e shumë shkencëtarëve në mbarë botën. Zoti Zenit shpjegon se kjo po i ndihmon studiuesit të kuptojnë fizikën në botën natyrore, e si mund të zbatohet ajo për të ndihmuar shoqërinë njerëzore.

“Kjo është me rëndësi të madhe për të kuptuar shumë fenomene natyrore, si për shembull mënyrën se si ngrihen flluskat e metanit nga fundi i oqeanit”, thotë ai.

Por ndërsa janë përpjekur të kuptojnë shkencën pas flluskave, tek verërat e gazuara, shkencëtarët kanë shijuar edhe mostrat e përdorura për kërkimet e tyre në laborator.

“Po në fakt, disa nga eksperiment i bëmë me shampanjë e birrë, por vetëm disa gota për të treguar arsyen se pse flluskat ngjiten në këtë mënyrë në sipërfaqen e gotës”, thotë ai./VOA

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
KQZ na kërcënoi me burg, nëse s’firmosnim rezultatin –

KQZ na kërcënoi me burg, nëse s’firmosnim rezultatin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –

23:08 | 28/12/2025
Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –

22:56 | 28/12/2025
Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

22:52 | 28/12/2025
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen –

22:42 | 28/12/2025
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

22:40 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –
  • Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen –
  • Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –
  • “Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com