Ja oligarkët që gostiti Edi Rama për Vitin e Ri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja oligarkët që gostiti Edi Rama për Vitin e Ri –

16:44 | 10/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mbledhjen e 26 dhjetorit të KKT-së, kryesuar nga Edi Rama, ku janë miratuar 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Sipas Lëvizjes Bashkë, mes tyre gjendet edhe 7 leje për kullat e reja në Tiranë.

Në postimin e saj, Lëvizja Bashkë rendit ata që i quan oligarkë, që po përfitojnë lejet për kullat shumëkatëshe që nisin me Ilir Shtufin e Agron Meçen dhe vijojnë me Agron Papulin, Shkëlqim Fushën, Altin Çelën, Rrok Gjokën, Petrit Ismalin, Isuf Berberin e Ektor Pustinën.

Postimi nga Lëvizja Bashkë

EDI RAMA GOSTIT OLIGARKËT PËR VITIN E RI

Në mbledhjen e 26 dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Edi Rama, ka miratuar për një orë 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Mes tyre gjenden 7 leje ndërtimi për kulla të reja në qytetin e Tiranës.

Në përmbushje të misionit tonë për të shpallur me guxim të vërtetën, sidomos për oligarkët dhe partnerët e krimit të organizuar, Lëvizja BASHKË rendit me siguri emrat e firmave dhe pronarëve të tyre që do të ndërtojnë kullat e reja në Tiranë:

1. Përfituesit e parë janë shoqëritë Develalb Construction, me aksioner kryesor Ilir Shtufin, dhe Edonin Konstruksion, me aksioner kryesor Agron Meçen, të cilat do të ndërtojnë një kullë me 41 kate mbi tokë në rrugën Muhamet Gjollesha. Kujtojmë se firma e oligarkut Shtufi po shkatërron parkun pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të ndërtuar, sipas tyre, kullën më të lartë në Ballkan.

2. Në rrugën e Kavajës do të ndërtohet një kullë 58-katëshe nga shoqëria Classi S&J në pronësi të oligarkut Agron Papuli.

3. Po në Tiranë do të ndërtohet edhe kulla e quajtur “Kompleks Multifunksional Hometown” nga shoqëria Epoch Construction në pronësi të Altin Çelës.

4. Nuk mund të mungonte si përfitues i lejeve të ndërtimit edhe oligarku i lidhur fort me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës Shkëlqim Fusha, shoqëria e të cilit Fusha sh.p.k. do të ndërtojë një kullë 33-katëshe.

5. Kullave të mësipërme do t’u shtohet një godinë 17-katëshe mbi tokë e shoqërisë Aulonamar, në pronësi të Isuf Berberit dhe Ektor Pustinës.

6. Në rrugën Hysni Gerbolli do të ndërtojë oligarku Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion, e cila ka përfituar leje për të ndërtuar një kullë me 36 kate mbi tokë.

7. Në rrugën Liman Kaba do të ndërtohet një kullë 19-katëshe prej shoqërisë TDT & Partners, në pronësi të Petrit Ismailit.

Në një qytet ku hapësira publike është tejet e pamjaftueshme, ndërtimi i shtatë kullave të reja përbën një krim jo vetëm urbanistik, por edhe shoqëror. Qytetarët e Tiranës do të kenë më pak hapësirë, ajri do të ndotet shumë më tepër nga grimca të rrezikshme për shëndetin dhe trafiku do të intensifikohet. Të gjitha këto në një qytet nga i cili gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, ndërtimi është sektori kryesor i pastrimit të parave të krimit të organizuar. Rëndom kapitali investues vjen nga kriminelë të regjur në trafikun e kokainës, të cilët përdorin si “prestanome” biznesmenë pa kapitalin e mjaftueshëm apo njerëz tërësisht anonimë. Të tjerë, oligarkë të pasuruar ndër vite nga prokurimet apo koncesionet, vazhdojnë të fitojnë me normë jashtë logjikës së tregut, të cilët përdorin aksesin preferencial me kryepushtetarët, duke u ofruar në këmbim një përqindje të vlerës së ndërtimit, financimin e fushatave elektorale dhe qasje të privilegjuar në media.

Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka guximin dhe vendosmërinë për të denoncuar marrëdhënien korruptive midis oligarkëve, eksponentëve të krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Jo vetëm kaq, por jemi të përkushtuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik për t’u organizuar kundër kancerit të korrupsionit dhe degradimit oligarkik të shtetit dhe strukturës ekonomike.

BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT!

Read more

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –

Pengohet me urdhër të Ramës –

Më kanë bllokuar makinën –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Të Lidhura

Grup i strukturuar kriminal –

nga 27
12:26 | 23/12/2025
0

Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së drejtoreshës Mirlinda Karçanaj...

Pengohet me urdhër të Ramës –

Pengohet me urdhër të Ramës –

nga 27
12:24 | 23/12/2025
0

Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi për mediat mbi shqyrtimin e...

Më kanë bllokuar makinën –

Më kanë bllokuar makinën –

nga 27
12:10 | 23/12/2025
0

Në “radarin” e SPAK ka rënë edhe Bledi Shkëmbi. Ish-timonieri i Tiranës prej orës 10 të ditës së sotme ndodhen...

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

nga 27
11:38 | 23/12/2025
0

Tensione janë regjistruar këtë të martë në dyert e sallës ku mbahet Këshilli Bashkiak në Vlorë, kur përfaqësuesit e transportit...

Para
U arrestua nga përgjimet e ‘SKY”, si i shpëtoi Kep Arapi prangave të ekstradimit –

U arrestua nga përgjimet e ‘SKY”, si i shpëtoi Kep Arapi prangave të ekstradimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Grup i strukturuar kriminal –

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –

12:26 | 23/12/2025
Pengohet me urdhër të Ramës –

Pengohet me urdhër të Ramës –

12:24 | 23/12/2025
Më kanë bllokuar makinën –

Më kanë bllokuar makinën –

12:10 | 23/12/2025
Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

11:38 | 23/12/2025
Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

11:20 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –
  • Pengohet me urdhër të Ramës –
  • Më kanë bllokuar makinën –
  • Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –
  • Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)
  • Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –
  • Pengohet me urdhër të Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com