Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –

12:26 | 23/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026 –

Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së drejtoreshës Mirlinda Karçanaj nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtimi i agjencisë është kaluar te Romina Kostani.

Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në procedurat e tenderave, ndërsa Kostani do të menaxhojë punën e përditshme të AKSHI-t deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimeve të mëtejshme nga organet e drejtësisë.

VENDIMI

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162,

datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285,

datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot.,

datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:56 | 05/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

nga 27
07:52 | 05/05/2026
0

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026 –

nga 27
07:38 | 05/05/2026
0

Dashi Do mërziteni shume gjate gjithë kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj dhe do debatoni fort me te ne...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026 –

nga 27
07:33 | 05/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Para
Ndodhet jashtë për punë –

Ndodhet jashtë për punë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:56 | 05/05/2026
Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

07:52 | 05/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026 –

07:38 | 05/05/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026 –

07:33 | 05/05/2026
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

23:03 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Maj 2026 –
  • Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –
  • Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 5 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ndonëse Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, ka dështuar në hartimin e ligjeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com