Në përfundim të procesit zgjedhor mes dy kandidatëve në Roskovec, Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi, fitues ka dalë Xhaxhaj me 297 vota, ndërsa Cjapi ka marrë 16 vota, ndërkohë vota të pavlefshme, pas verifikimeve nuk ka dalë asnjë.
Anëtarët e PD kanë zgjedhur për herë të parë kreun e ri të degës në bazë te parimit një anëtar një votë, ndërsa më parë kreu i partisë zgjidhej nga delegatët.
Roskoveci është dega e tretë që zgjodhi kryetarin e ri pas Mallakastrës dhe Fierit, ndërsa është shtyrë procesi për Lushnjën dhe pritet zgjedhja e kreut të ri në Patos dhe Divjakë.