Partia Socialiste ka zgjedhur mjekun Ilia Stefo kandidat për kryetar të Bashkisë Kolonjë . Mjeku Stefo do të jetë përballë kandidatit të opozitës Dritan Hajro, i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.
Zhvillimi i zgjedhjeve do të bëhet më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani.
Zgjedhjet e parakohëshme në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak ish-kryebashkiakut Arben Malo humbi jetë si pasojë e një ataku kardiak.