Ja cila është pamja e Esat Canit, i cili akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm. Viktima ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte si shofer i linjës me Tiranën. Ai u godit me levë në kokë dhe vdiq në Spitalin e Traumës.
Esat Cani akuzohet se e kreu krimin, pasi nuk mund të duronte dot “çnderimin” për lidhjen e së motrës së tij të martuar me viktimën. Po kështu, besohet që në vrasje bashkëpunoi edhe burri i 20-vjeçares.
Tani që e “vunë nderin” në vend, ç’do bëhet me gjithë ato jetë të gjymtuara për gjithë jetën, duke nisur nga e vetja?