Ja cili është personi që shkatërrojë memorialin turk tek Liqeni Artificial i Tiranës

Lexo edhe

Shkatërrimi i memorialit turk te kodrat e “Liqenit Artificial” ka vënë në lëvizje strukturat policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Kur kanë kaluar disa ditë nga ky veprim, Policia thotë se autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e “Liqenit Artificial”.

Theu Memorialin Turk

Gazetarja Dorjana Bezat  raporton për “BalkanWeb” se policia ka sekuestruar kamerat dhe ka zbuluar fytyrën e agresorit, i cili është parë pranë vendit të ngjarjes në orët e para të 30 gushtit, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Një ditë pas shkatërrimit të memorialit “Dëshmorët e 15 Korrikut”, policia e Shtetit rrethoi zonën aty pranë duke krijuar më pas edhe një perimetër sigurie.

/BalkanWeb/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *