Ja cilat janë kompanitë që kanë fituar transaksionet më të larta për 2019 nga Thesari – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cilat janë kompanitë që kanë fituar transaksionet më të larta për 2019 nga Thesari

15:01 | 14/01/2020
në Kryesore
0

Read more

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

Nga ARANITA BRAHAJ
Open Data Albania po zbardh transaksionet me vlerë më të lartë të paguara gjatë vitit 2019 nga Institucione Buxhetore për klient apo furnitor shoqëri biznesi. Transaksionet janë sipas renditjes së vlerës dhe jo domosdoshmërish përfituesit kanë të njëjtën renditje si përfitues sipas vlerave. Transaksione Thesari është një databazë e mirë strukturuar që ka të dhëna për çdo pagesë të bërë nga Buxhetorët përmes Thesarit të Shtetit. Databaza jep informacion shterrues mbi datat e pagesës, kategorinë dhe përshkrimin e saj, përfituesin, institucionin pagues. Katalogu me informacion funksionon me të dhëna prej vitit 2012, kur Qeveria e kohës vendosi të digjitalizojë dhe japë akses në informacionin mbi pagesa thesari. Sistemi jep mundësi për përdorim të lehtë dhe të kuptueshëm të informacioni përmes filtrave të kërkimit tepër dinamik. Kjo databazë është një nga instrumentet më të dobishme në aksesim të informacionit mbi shpenzime të parave buxhetore apo të parave të taksapaguesve shqiptar.
Në vendin e parë si transaksion me vlerë të lartë krahasuar me transaksione të tjera qëndron ai i datës 22 janar 2019 në favor të shoqërisë koncesionare Gjoka 87 për Situacione të Projektit Konstruksion Rruga e Arbrit. Vlera e këtij transaksioni është 2 147 483 647 (dy miliard e njëqind e dyzet e shtatë milion e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) Lekë. Po kjo shoqëri dhe ky projekt koncesionar mbajnë edhe vendin e dytë për transaksione në vlerën më të lartë në vitin 2019. Në datën 4 dhjetor në favor të kësaj shoqërie po për projektin koncesionar Rruga e Arbrit janë dhënë 630 000 000 (gjashtëqind e tridhjetë milion) Lekë.
Jehona Software e themeluar në vitit 2014 mban vendin e tretë për transaksionin me vlerë më të lartë nga një institucion buxhetor në favor të një subjekti tregtar. Kjo shoqëri është paguar nga Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve në datën 5 tetor me transaksionin në shumën 432 665 141 (katërqind e tridhjetë e dy milion gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e një) lekë. Pagesa ka përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit si kontratë e lidhur në nëntor 2018. Në total nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për këtë subjekt me përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit janë bërë pesë transaksione me vlerë totale prej 759 144 726 (shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e njëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekë.
Shoqëria Fusha ka përfituar transaksionin numër katër në renditjen sipas vlerave nga më e larta për transaksione thesari në favor të shoqërive tregtare gjatë vitit 2019. Transaksioni ka vlerën 420 605 453 Lekë dhe është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e kontratës për Rikonstruksionin e Bulevardit të Vlorës kontratë e lidhur në muajin mars 2018.
Vendi numër katër për transaksione me vlerë të lartë nga buxheti i shtetit të drejtim të shoqërive të biznesit vitit 2019, mbahet nga shoqëria Tosk Energy. Në favor të kësaj shoqërie në datën 31 dhjetor 2019 është ekzekutuar pagesa prej 364 973 445 (treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e pesë) Lekë. Përshkrimi është për Rimbursim Tatim në Vlerën e Shtuar mbi mallra dhe shërbime brenda vendit.
Pesë vende të tjera në renditje sipas vlerave për transaksione thesari në favor të shoqërive të biznesit e mban Trans Adriatik Pipeline AG Albania për transaksione të kategorisë së shpenzimeve Rimbursim Tatim në Vlerën e Shtuar mbi mallra dhe shërbime brenda vendit. Në total kjo shoqëri ka dhjetë transaksione të tilla në vitin 2019 me vlerë total 2 700 000 000 (dy pikë shtatë miliard) Lekë.
Gener 2 është shoqëria që renditet për transaksionin numër njëmbëdhjetë në vlerë pagese për 2019. Ky transaksion me vlerë prej 329 922 460 (treqind e njëzet e nëntë milion e nëntëqind e njëzet e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) Lekë është bërë në datën 7 qershor nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Një transaksion tjetër është ai i bërë për shoqërinë me zotërim publik Rezidenca Studentore numër 1 . Ministria e Arsimit i ka kaluar asaj një shumë prej 300 000 000 (treqind milion) lekë me përshkrim Transferim Fond Grand Ndihmë Shtetërore me Shkresë të Ministrisë së Financave dhe Vendim të Këshillit të Ministrave, Vendim i Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Rezidencat Studentore janë shoqëri tregtare me zotërim publik të Bashkisë Tiranë.
Të dhëna të plota për transaksione thesari në vitit 2019 janë të publikuara dhe lehtësisht të kërkueshme në faqen e Open Speding Albania.
Çdo përfitues i transaksione të larta buxhetore ka një pasaportë me të dhëna dhe dokument tek Open Corporates Albania
Ndërsa një pjesë të mirë të kontratave publike të viteve të fundit publikohen me çdo etapë dhe dokument të tenderimit tek Open Procurement Albania.
Faqet si më lart janë në pronësi të organizatës AIS promotore e të dhënave transparente Open Data për Shqipërinë.
Etiketa: 2019ARANITA BRAHAJOpen Data Albaniathesaritransaksionet me te larta

Të Lidhura

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:29 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:27 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

nga 27
14:17 | 16/03/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi përplasja mes katër...

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

nga 27
14:11 | 16/03/2026
0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për zhvillimet brenda PD dhe ndryshimet e paralajmëruara të statutit të partisë gjatë mbledhjes...

Para
Zgjedhjet për bordet e administrimit në UT, pedagogu përgënjeshtron Shahinin: Nuk kam konflikt interesi

Zgjedhjet për bordet e administrimit në UT, pedagogu përgënjeshtron Shahinin: Nuk kam konflikt interesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:11 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:07 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com