Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhej në qytetin turistik të Marmaris me pushime, kur filloi grushti i shtetit, u nis me një avion privat pa një destinacion të caktuar.
Radarët kanë rregjistruar momentin kur avioni i Erdogan është sjellë rrotull në ajër mbi Turqi dhe nuk e ka kaluar asnjëherë kufirin.
Avioni i presidentit bëri fluturime në formë rrethi e më pas u ul në Stamboll. Presidenti u prit nga një turmë e madhe njerëzish që e mbështesnin ndërsa grushti i shtetit kishte dështuar.