Ja amaneti i “Katanës” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja amaneti i “Katanës” –

21:20 | 28/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Bashkëshortja e ish-komandantit, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka thënë se ish-komandanti i donte shumë festat e Nëntorit.

E pyetur nëse amaneti i ish-komandatit Agim Ramadani dhe të gjithë tjerëve ka shkuar në vend, Shukrije Ramadani ka thënë se tashmë po e sheh një përçarje më të madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe pse siç është shprehur ajo, Agim Ramadani dhe gjithë heronjtë e kombit kanë luftuar për një Shqipëri të bashkuar.

“Agim Ramadani dhe gjithë heronjtë e kombit kanë luftuar për një Shqipëri të bashkuar, mua më dhemb se tani pas 25 viteve po e shoh një përçarje më të madhe mes neve dhe Shqipërisë, më dhemb shumë. Ngaqë ëndërra jo vetëm e kësaj gjenerate, jo vetëm e kësaj lufte ishte bashkimi me Shqipërinë, ka qenë e shumë brezave të mëhershëm. Dhe ne sot ta shkelim këtë ëndërr duke menduar se nuk na vlen, kjo është e papranueshme për mua”, ka thënë gruaja e ish-komandatit, Agim Ramadani.

“Edhe pse çdo herë ishim të mallëngjyer ngaqë pasi u rritëm dolëm jashtë shtetit, ishin festa të mallëngjyeshme, ishin festa në okupim por neve në diasporë na bënin bashkë, kishim organizime të shumta që mblidhnim të rinjtë dhe të rejat. Flisnim mbi moralin luftarak që duhet të kenë të gjithë shqiptarët dhe vërtetë ishte ajo energjia që na bashkonte dhe na bënte që çdo herë të jemi më të bashkuar, andaj kishte shumë qejf që të organizonte që të mblidheshim sa më shumë”, ka thënë Shukrije Ramadani.

Gruaja e ish-komandantit ka thënë se më 28 nëntor 1997, kur ishte dalja e parë publike e UÇK-së, ka thënë se ishin momentet më emocionuese që kishin përjetuar në atë kohë.

“Ne prisnim që do të bëhej diçka e tillë, por që të dilnin ashtu përnjëherë në skenë UÇK-ja, të fliste para një popullate aq të madhe, të na fliste edhe neve që ishim jashtë atdheut, për neve ishte kulmi i një të arriture shumë të madhe dhe një përgaditeje shumë të gjatë që kishte bërë mӕ herët. Aty e kuptuam se lufta veçse filloi dhe të gjithë duhet të jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur asaj lufte”, ka thënë Ramadani.

Ajo tregon se në ato momente ish-komandanti Agim Ramadani, “sikur prekte qiellin”, sepse kishte thënë se tashmë filloi, dhe se është e lumtur që ai iu bashkangjit UÇK-së me kohë.

Shukrije Ramadani ka rrëfyer se ish-komandanti ishte shumë motivues, jepte energji pozitive sa nuk kishte ndonjë gjasë që ai të largohej nga lufta. Ndërsa për parullën që ai kishte, “Ejani pas meje”, gruaja e ish-komandantit ka theksuar se kjo tregon se Agim Ramadani ishte i gatshëm që në çdo moment të vdiste para çdo ushtari dhe ta jipte shpirtin e tij për Kosovën.

“Gjeneratat e reja nuk e dinë sa kemi vuajtur nën okupim, nuk e dinë sa momente të tmerrshme kemi kaluar si nxënës kur në klasë na ka nxjerrë ‘zhag’ policia sekrete e UDB-ës, nuk i dinë momente kur tanket na kanë ecur nëpër rrugët e qytetit, nuk i dinë momentet e orës policore, dhunës serbe…Prandaj për ta sot është sikur një përrallë që e dëgjojnë nga ne dhe është e quditshme”, ka shtuar Ramadani.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Të Lidhura

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Basha dhe Berisha t’i lënë mënjanë hallet individuale… –

Si do të drejtohet Federata e Opozitës, Duka e Mediu japin detajet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com