Pas shtyrjes për herë të tretë që iu bë gjyqit në ngarkim të tij me datën 17 korrik, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Tahiri ka mberritur në gjykatë në shoqërinë e avokatit të tij, Maks Haxhia.
Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.