Me flokët e egër, rrobat e tij të çrregullta dhe personalitetin miqësor, Ajnshtajni i mahniti reporterët amerikanë. Ata shpesh e pyesnin, “A mund ta shpjegoni shkurt teorinë tuaj të relativitetit?” Kjo pyetje e linte pa mend Albertin. Atij i ishin dashur pesëmbëdhjetë vjet mendime të thella që të zhvillonte këtë teori. Por ai merrte frymë thellë, buzëqeshte dhe thoshte: “Kur një djalë rri me një vajzë të bukur për një orë, i duket sa një minutë. Por nëse ai ulet për një minutë mbi një furrë të nxehtë, do t’i duket më e gjatë se një orë. Ky është relativiteti.”
(Fragment nga libri “Gjeniu Ajnshtajn”)