Ithtarët e “Megali Idesë” dhe “Naçertanias” duan të copëtojnë trojet e mbetura shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ithtarët e “Megali Idesë” dhe “Naçertanias” duan të copëtojnë trojet e mbetura shqiptare

15:10 | 13/08/2018
në Shqiperi
0

Nga Xhildinho Ozuni

Së fundmi, politika ekspansioniste greke dhe serbe i gëzohen faktit se mund të arrijnë të korrin diçka, në lidhje me prirjet e tyre nga idetë shoviniste për të zgjeruar territor, respektivisht platforma e ‘Greqisë së madhe’ e njohur si ‘Megali Idea’ dhe platforma e ‘Serbisë së madhe’ e njohur si ‘Naçertania’.

Programet politike ekspansioniste po ‘mbijnë’ dita-ditës, aty, ku ato e shohin të arsyeshme të ‘rriten’ dhe realizohen, pra në tokat e mbetura shqiptare, në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Shovinizmi grek dhe serb po rifiton forcë, për shkak të gjendjes mjerane, në të cilën ndodhen Shqipëria dhe Kosova. Dy qeveritë shqiptare kanë treguar që janë antikombëtare, që luftojnë për interesat e partisë e jo të kombit dhe që i bëjnë lëshime skandaloze armiqve të përjetshëm, në këmbim të parave dhe, duke parë këto të meta, Greqia dhe Serbia kanë hedhur farën e përçarjes nëpërmejt diplomacisë false, pakicave minoritare për destabilizim si dhe asimilimit përmes fesë.

1. Duke i analizuar mirë, shteti grek ka arritur ta koordinojë mirë planin, për të aneksuar jugun e Shqipërisë. Arritja më e madhe, që korri kundrejt qeverisë Rama ishte marrëveshja e detit, nga ku, Greqia zgjerohet me 12 milje, si dhe ndërtimi i varrezave greke në territorin shqiptar. Kjo e fundit, padyshim, nesër do të shërbejë si kufi de facto për ‘Vorio-Epirin’.

Sipas disa mediave greke, disa parti ekstremiste po parashikojnë të hedhin në jugun e Shqipërisë, çeta të armatosura, të cilat do të provokojnë kryengritje dhe do të përgatisin truallin për aneksimin e këtyre territoreve nga Greqia. Në këtë ‘valle’ po merr pjesë partia neo-naziste e ‘Agimit të Artë’, si dhe organizata irredentiste greke ‘Omonia’, që vepron në Shqipëri, që po luajnë një rol kyç për të nxitur qarqe të caktuara shoviniste, të ndërveprojnë.

Qeveria shqiptare po i lejon tejmase strukturat irredentiste greke, që veprojnë në jug të Shqipërisë, të ngrejnë krye dhe të shfaqin idetë e tyre ekspansioniste.

2. Në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Kosovë, krijohet bindja se Serbia ka mundur të ‘blejë’ presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe po e detyron të heqë dorë nga zona e pasur e veriut të Kosovës, e cila ka shumicë popullate serbe.

Si po vendos Hashim Thaçi, fatin e Kosovës duke bërë tregti me serbët?

Kohët e fundit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur për shkëmbim territoresh e korrigjim kufiri me Serbinë. Ai është i mendimit, që veriu i Kosovës, saktësisht Mitrovica Veriore ti kalojë Serbisë dhe në këmbim, Kosova merr Luginën e Preshevës.

Kush mund t’i besojë këta zotat e politikës, se do të bëjnë gjëra kaq të mëdha, siç është korrigjimi i kufirit me Serbinë, pa humbur Kosova asnjë pëllëmbë tokë, kur ata që sot e njëzet vjet nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë të zbulojë varrezat masive dhe t’i kthejë eshtrat e të pagjeturve?

Derisa këta hijena të politikës dhe frymëzuesit e tyre krijojnë ëndrra ose gënjejnë në mënyën më të paskrupullt për marrëveshje historike me Serbinë, është po kjo Serbi që nderon, i lutet, i bën respekt dhe koncesione secilit shtet që nuk e njeh ose e tërheq njohjen e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e dinë fare mirë se liderët e saj politikë të të gjithë krahëve dhe ngjyrave janë të varur nga sponsorë, të cilët ditën shesin patriotizëm për Kosovën, kurse natën bëjnë tregti dhe kontrabandë me Serbinë. Pra, Kosova, në këto rrethana nuk mundet kurrsesi të ketë një palë negociuese, e cila me të vërtetë lufton për interesat e Kosovës kur realisht lufta bëhet për pushtet, prestigj të rrejshëm, për përfitime politike, për përfitime materiale etj.

Nga krahu tjetër pastaj, Shqipëria nuk është se do të bëjë përpjekje për ta ndalur ndarjen e Kosovës, përkundrazi do të jetë gati për të prerë shiritin e lamtumirës. Partitë politike si e socialistëve por edhe e demokratëve janë njësoj, nga çfardolloj aspekti. Atë që bënë demokratët dje, po e bëjnë socialistët sot. Si mund t’i besohet kësaj Shqipërie, se do të qëndrojë e paepur në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po kjo Shqipëri, për interesa aq meskine helmon popullin e vet me miell për kafshët që importon nga Serbia dhe që një ditë vë kufij e ditën tjetër heq kufij me Kosovën, që një ditë vë dogana e ditën tjetër heq dogana, kur as patatet e Kosovës nuk i lejon të hyjnë në tregun e saj?!

Ajo çka përflitet për bashkim kombëtar është thjesht një propagandë, që u serviret popullit shqiptar në të dyja shtetet dhe që ‘gatuhet’ në ‘kuzhinat e Serbisë dhe Greqisë’, me qëllim, krijimin e një tymnaje për të destabilizuar shqiptarët në përgjithësi.

‘Viti i Skënderbeut’ pritet të kurorëzohet si viti i tradhëtive të mëdha, ku ithtarët e ‘Megali Idesë’ dhe ‘Naçertanias’, në këtë rast, Edi Rama dhe Hashim Thaçi po kërkojnë të hyjnë në histori me njolla të zeza, në dëm të kombit shqiptar.

Etiketa: Xhildinho Ozuni

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
AKU sekuestron 100 kg midhje, do shiteshin pa kushte frigoriferike

AKU sekuestron 100 kg midhje, do shiteshin pa kushte frigoriferike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com