Italia nuk heq dorë nga gazi rus, hap llogarinë në rubla

0
69

Pavarësisht tensioneve me Rusinë pas konfliktit të kësaj të fundit me Ukrainën, Italia nuk ka hequr dorë nga gazi rus. Eni agjensia kombëtare italiane e hidrokarburve si duket ka gjetur zgjidhjen për të patur akses në tregtinë e gazit rus. Sipas Repubblica.it Agjensia Kombëtare Italiane ka hapur një llogari bankare në rubla dhe një në euro për pagesën e gazit rus.

Kjo procedurë ka ardhur pas modifikimeve të njëanshme të kontratave në fuqi nga ana e kompanisë ruse Gazprom Export.

Dy llogaritë bankare janë hapur pranë Gazprom Bank, e  kompania italiane me një notë zyrtare sqaron se “hapja e tyre është e përkohëshme e në dakortësi me institucionet italiane, si dhe në respekt të kuadrit të sanksioneve ndërkombëtare.”

Agjensia kombëtare italiane ka vendosur të nisë një Arbitrazh ndërkombëtare në bazë të ligjit suedez e siç është e vendosur në kontratat në fuqi, për të kontrastuar modifikimet e detyruara nga pala ruse.

Eni shpjegon gjithashtu se pagesa e gazit rus do të vazhdojë të jetë në euro, por brenda 48 orëve nga derdhja e pagesës, përmes një agjenti operativ pranë Bursës së Moskës, shuma do të kthehet në rubla, por pa përfshirjen e Bankës Qëndrore, ruse e cila është dhe objekt i sanksioneve që Bashkimi Europian ka ndërmarrë ndaj Rusisë e luftës së saj në Ukrainë.