Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku një shqiptar është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. 45- vjeçari Petrit Nikolli me profesion zejtar, jetonte prej shumë vitesh në Itali. Shqiptari është qëlluar me pistoletë mbrëmë rreth orës 23.00, në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .
Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë me shumë gjasa shtetas shqiptarë. Pasi e kanë qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshoriy të saj. Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.