Policia italiane ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar mëngjesin e sotëm në provincën e Alessandria-s.
Mësohet se shqiptari akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëkombasi të tij në 8 gusht të vitit të kaluar, duke e plagosur me thikë në një parking në Savona.
Pas ngjarjes, 54-vjeçari u arratis në Shqipëri, por u arrestua sot pasi ishte kthyer të takonte disa të afërm në shtetin italian.