Dy pako me bomba të radiokomanduara kanë shpërthyer në rrugën Aventino në Romë por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Si pasojë e shpërthimit një makinë është dëmtuar ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Dëshmitarët rrëfejnë se shpërthimi ka qënë shumë i fortë duke shkaktuar frikë e panik tek banorët e zonës e tek kalimtarët.