Një shqiptar 38-vjeçar në Itali ka pësuar një incident teksa ishte duke punuar, në Limore, provinca e Breshias.
Ekskavatori i vogël me të cilin po punonte shqiptari u përmbys duke e zënë poshtë. Ai ka pësuar dëmtime në shpatull por nuk është në rrezik për jetën.
Incidenti ndodhi pak para orës 8 në kantierin e ndërtimit në rrugën 4 Nëntori, ku prej pak kohësh kanë nisur punimet për një hotel të ri, me pesë yje.