Një tjetër anije tregtare që udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë është bllokuar në portin e Ankonës pasi rezulton me një sërë shkeljesh në bord.
Anija tregtare “NS Mermaid” nën flamurin e Sierra Leone e cila ka mbërritur në Ancona mëngjesin e sotëm transportonte një ngarkesë magnezi. Nga kontrollet e rojeve bregdetare është verifikuar se anija rezulton me 13 shkelje e parregullësi në bord. Bëhet fjalë për mungesën e respektimit të standarteve minimale të rregullave të lundrimit, mungesën e respektimit të mbrojtjes së ambientit detar, si dhe mosrespektimin e kushteve të jetesës e të punës për ekuipazhin e anijes.
Anijes i është ndaluar leja e qarkullimit dhe do të qëndroj në portin e Ankonës deri në zgjidhjen e parregullsive të konstatuara në të.
Vlorë/ Sekuestrohen dy skafe, dyshohet se do përdoreshin për trafik droge