Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Arzignanos në Itali ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas shqiptar.
Duke udhëtuar me një makinë tip “BMW”, shtetasi L.H ka humbur kontrollin e automjetit dhe u rrëzua në të djathtë duke u përplasur me dy pemë, një shtyllë ndriçimi dhe ra në sheshin e një fabrike.
Fatmirësisht forcat zjarrëfikëse kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e cila përfundoi me goma përpjetë. Dyshohet se shqiptari ka qenë nën efektin e alkoolit ose drogës.