Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në një fabrikë në Itali, ku janë gjetur pa ndjenja gjashtë punëtorë brenda kantierit ndër të cilët dy kanë humbur jetën në spital.
Ambulanca ka dërguar punëtorët e ndjerë keq në spitalin më të afërt “San Gerardo” në Monza të Milanos. Dy persona ndërruan jetë në spital ndërsa katër të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët kanë konstatuar se punëtorët janë intoksikuar nga gazi, ku kanë qenë duke pastruar një furrë rreth dy metra nën tokë. Ndër të plagosurit është edhe një zjarrfikës, ndër të parët që ka ardhur për të shpëtuar punëtorët.
Zjarrfikësi, pa ndjenja, u transportua menjëherë në spital ku u mjekua dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.