Policia Italiane ka arrestuar pesë shqiptarë ditën e sotme në Rimini të Italisë për akuzën mbajtjes dhe të shitjes së lëndëve narkotike. Sipas mediave italjane, të arrestuarit janë të moshave nga 18-28 vjeç.
Policia bën me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në doza të vogla në stacionet e autobusëve duke siguruar një xhiro prej 4 mijë eurosh brenda një dite.
Nga të dhënat e siguruara është vërtetuar se shqiptarët, paratë e drogës që i fitonin në Itali i sillnin më pas për t’i investuar në Shqipëri.