Policia e Milanos kontroll të imët në mjetin e tij
Policia e Milanos ka arrestuar një shqiptar, në makinën e të cilit gjeti 2 kg kokainë. Mësohet se i arrestuari quhet Artan Gjergji, 45 vjeç. Policët kishin dyshuar gjatë kontrollit të mjetit të tij sepse ai
Kishte shfaqur shenja nervozizmi. Kjo I ka bërë policët të ushtronin një verifikim të imtësishëm, duke zbuluar kështu sasinë e drogës, të fshehur në një çantë plastike.
Policia e Milanos ka ngritur dyshimin se 45-vjeçari shqiptar kryente rolin e korrierit, ndërsa hetimet vijojnë ende.