Aktiviteti sizmik në zonën e Italinsë Qëndrore vazhdon të mbetet ende mjaft aktiv. Vetëm gjatë natës së djeshme janë regjistuar 40 lëkundje të reja, më e forta ndër të cilat ajo e orës 04:50 e shkallës 4 ballë në provincën Ascoli Piceno.
Terreni i komunës së Amatrices pas këtij tërmeti ka pësuar një ulje me 20 cm.
Ndërkaq me kalimin e orëve zbehen gjithmonë e më shumë shpresat për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi natyrore. Nuk gërmohet më në komunat Arquata del Tronto ku numri i viktimave është 50 e në Accuoli 11.
Gjatë ditës së sotme ka shkuar në 290 numri i viktimave, 233 prej të cilave në Amatrice. Mes viktimave numërohen dhe 12 shtetas me origjinë të huaj: 6 rumunë, 3 britanik, 1 spanjoll, 1 shqiptar e 1 shtetas kanadez.