Revista prestgjoze e Universitetit të Oklahomas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare “World Literature Today”, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të fitues i Neustadt 2020, çmim i njohur ndërkombëtar për letërsinë.
Neustadt është çmim që njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në letërsinë në mbarë botën.
Ismail Kadare ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Ai është përmendur shpesh si pretendent për Nobel në Letërsi.
Robert Con Davis-Undiano, Drejtori Ekzekutiv i Letërsisë Botërore sot, vëren se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”.